Forumi i të Rinjve Myslimane
gëzohen për rrëzimin e 'Nënë Terezës'

Forumi i të Rinjve Myslimane<br />gëzohen për rrëzimin e 'Nënë Terezës'
MITROVICE- Pas rrëzimit të bustit të Nënë Terezës në Mitrovicë, ka rënë në sy një reagim i Forumit të të Rinjve Myslimanë që, sipas gazetës "Express", është pjesë e partisë LISBA (Lëvizja Islame – Bashkohu). Ky Forum ka dalë me një deklaratë, në të cilën Nënë Tereza quhet "putë".

Forumi i të Rinjve Muslimanë, përmes një komunikate për media, thotë se është gëzuar për rrëzimin e bustit të “putës së Terezës në Mitrovicë”.

Ata e cilësojnë Nënën Terezë si maqedonase; pra ashtu siç e konsiderojnë edhe kombet sllave të Ballkanit që mundohen ta përvetësojnë atë, e mbi të gjitha ata e fyejnë atë duke e cilësuar si “puta”.

Forumi i të rinjve myslimanë është pjesë e partisë LISBA, e cila është e regjistruar në KQZ dhe pritet të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, drejtues i së cilës është Fuad Ramiçi.

JA TEKSTI I PLOTE I KESAJ DEKLARATE
Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar me gëzim dhe hare të madhe që në Mitrovicë, puta e misionares katolike-vllahe-maqedone Tereza është rrënuar.

FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite proçesin e dhunshëm dhe anti-ligjor të katoliçizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar.

Për këtë arsye e përshëndet putën e rrëzuar dhe lutet që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen e të fundosen ashtu sikur në Ukrainë u rrëzua puta e Leninit pak javë më parë, apo ashtu sikur në Shqipëri, përpara 20 vitesh populli shqiptar rrëzoi putën e diktatorit Enver Hoxha, apo sikur në Maqedoni populli shqiptar sulmoi putën e Car Llazarit.

Edhe pse deri më tani puta e Terezës në Mitrovicë duket të jetë rrëzuar vetë, FRM i përkujton publikut shqiptar që në Shqipëri, në vitin 2005 qytetarët trima të Shkodrës rrëzuan në mënyrë publike putën e Terezës që Jozefina Topalli kërkonte të vendoste në hyjren e Shkodrës.

Pra edhe nëse ndodh që puta e Mitrovicës të jetë rrëzuar nga ndonjë qytetar i guximshëm shqiptar, FRM mendon që ky akt duhet parë si pjesë e akteve patriotike dhe revolucionare të popullit shqiptar ndër shekuj kundër putave të Stalinit, Enver Hoxhës, Car Llazarit e Terezës.

Forumi i të Rinjve Musliman, ka lexuar në internet deklaratën e Fronti Demokristian Shqiptar, Shqiperi-Kosove-Maqedoni i cili ka premtuar që do të vendosë me mijëra puta të Terezës në Shqipërinë Etnike. Këtij palo-fronti katolik, FRM i përgjigjet e i thotë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë!

Ne do t’u kundërshtojmë e putat mund ti mbani vetëm në Kishat tuaja dhe jo në ambjente publike e laike!

FRM ka lexuar në internet edhe sharjet histerike të Alma Lames nga Shqipëria e cila ka sulmuar PDK-në dhe i ka kërkuar asaj që të marrë masa represive kundër popullit musliman të Kosovës.

FRM i cili ishte faktor kryesor në rrënimin politik të ish-muslimanit Ramush Haradinaj, i premton Alma Lamës që edhe ajo, ditët i ka të numëruara në politikën e Kosovës.

FRM paralajmëron LDK-në që ta dëboj Alma Lamën nga strukturat e saj – nëse nuk do të përballet me zemërimin e popullit musliman të Kosovës dhe hoxhallarëve të saj.

FRM po ashtu i kërkon qeverisë Thaqi, që Alma Lamën ta deportojë nga Kosova, ashtu sikur puta e Terezës u vetërrënua në Mitrovicë.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS