Forumi për zhvillimin urban, Veliaj: Piramida, shembull i transformimit të Tiranës europiane

Forumi për zhvillimin urban, Veliaj: Piramida, shembull i transformimit të Tiranës europiane

Piramida ishte vendi pritës i Forumit për Mobilitetin dhe Dizajnin Urban, që mblodhi bashkë në Tiranë urbanistë nga vende të ndryshme të Europës, për të shkëmbyer eksperiencat e qyteteve të tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në këtë Forum, u shpreh se pikërisht kjo godinë është shembulli më i mirë i transformimit të kryeqytetit dhe hapjes së tij për teknologjinë dhe artin. 

“Kush është rritur në Tiranë, është rritur me idenë e Piramidës si një pikë orientimi. Kur thonim “te Piramida”, disa i referoheshin rrëshqitëses së madhe prej mermeri, disa të tjerë, pak më të mëdhenj në moshë, i referoheshin Bar “Mumjes” dhe diskos së famshme të “Odeonit”, dy hapësirat e para kapitaliste në Tiranë; kush është nga Kosova e mban mend që Piramida ishte qendra e komandos së NATO-s. Pastaj, pati një përpjekje për ta bërë teatër, pastaj Parlament, pastaj pati një vjedhje masive të mermerit që ishte shtruar rreth saj. Sot jemi këtu përpara se të vijnë Macron, Scholz, Meloni dhe gjithë paria e Europës për Procesin e Berlinit, kur do ta hapim edhe zyrtarisht, por kryesisht do të jetë qendra më e madhe digjitale për të përgatitur fëmijët për punët e së ardhmes,” u shpreh Veliaj.

Sot, tha Veliaj, rreth 1 mijë nxënës studiojnë te “Qendra Tumo”, te Arena Kombëtare, ndërsa te Piramida pritet që ky numër të trefishohet.

“Ne duam që këtu të vijnë të mësojnë jo vetëm fëmijët e Tiranës dhe Shqipërisë, por nga të gjitha trevat e rajonit. Është konceptuar sipas “të mësuarit si lojë”: te kubi jeshil gjen një kurs kodimi, te kubi blu një kurs dizajni digjital, kurse gaming bëhet te kubi portokalliatje në majë; pak a shumë si ato kubat e Lego-s, kur dikush i hedh në ajër dhe disa bien brenda Piramidës, e disa jashtë saj. Duam vërtet që të jetë një eksperiencë fantastike për fëmijët. Pjesa tjetër do të jetë një ekosistem që mbështet këtë lloj kreativiteti. Pra, kompani kodimi, kompani të tjera digjitale, kompani dizajni, ku fëmijët mund të bëjnë praktikë. Unë besoj se ky vizion e ka transformuar që tani ekonominë e qytetit, nga një qytet që kishte 25% tekstil dhe 25% këpucë, sot jemi një qytet që ka 25% teknologji informacioni dhe 25% turizëm,” shpjegoi Veliaj. 

Në forum, u diskutua mbi mënyrat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtë urban në Tiranë, si dhe për perspektivën evropiane të saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soon: 01/10/2023 00:34

    Zgjero Parkun e Liqenit të Tiranës..,edhe aty poshtë Digës...mbill pemë Mesdhetare Evergreen...!..zgjero e hap trotuare...,po ecin njerëzit e fëmijët në rrugë Makine!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit