Në Krujë ka vijuar sot aksioni i kombëtar i pastrimit nga ana e qeverisë, qytetarëve, shoqërisë civile dhe pushtetit lokal “Ta pastrojmë Shqipërinë që duam”. Pjesë e aksionit ka qemë edhe FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar), ku nga kryetari Eljo Hysko nuk ka munguar ironia për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe sjelljen e saj në seancën e së hënës në Kuvend kur gjuajti me çizme kryeministrin Rama.
/Shqiptarja.com
Hysko, teksa poston një foto nga aksioni i pastrimit me një këpucë në dorë shkruan me ironi "Gjeta një çizme, kujt i duhet"? 😅😂”
(Kryetari i FRESSH, Elio Hyska ironizon Kryemadhin)
Kujtojmë që në seancën e së hënës ku u votua kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshmë nga mazhoranca, Kryemadhi nuk u përmbajt duke vjedhur kartat e mazhorancës për të mos lejuar votimin dhe më pas ka hequr çizmen për të qëlluar kryeministrin. Ky gjest i ulët i saj është bërë objekt gallate dhe ironie edhe në rrjetet sociale./Lexo.al/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








