VLORË – Policia ka arrestuar dy të mitur dhe një 50-vjeçari pasi u kapën me 640 gramë kokainë dhe një pistoletë gjatë finalizimit të operacionit “Trekëndëshi”.
Tre personat, Gj.M., 15 vjeç, Xh.V., 16 vjeç dhe Ilir Papa, 50 vjeç, merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike të llojit kokainë me një çmim prej 70 euro doza.

*Kokaina dhe pistoleta e sekuestruar
Të tre këta persona u arrestuan në flagrancë pas një hetimi 1-mujor, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Dy të miturit u kapën në rrugën kryesorë drejt Spitalit Rajonal, në vendin e quajtur Ish-Kinema “Ali Demi”.
Gjatë kontrollit fizik të 16-vjeçarit iu gjet 350 gramë kokainë, të mbështjellë me letër plastike të tejdukshme dhe një armë zjarri tip “Zastava”.

*Kokaina e sekuestruar
Më pas, policia identifikoi bazën e drogës në fshatin Babicë të Madhe, e cila ishte banesa e Ilia Papa, ku u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i 290 gramë kokainë, e fshehur në dollapin e rrobave të tij. Gjithashtu, këtij shtetasi iu bllokua dhe i'u sekuestrua një automjet tip "Pegout-306", me targë: AA523KL.

*Vendi ku fshihej kokaina
Policia deklaron se nga shitja në treg e kësaj sasie lënde narkotike, shuma totale e parave, kap vlerën monetare prej 50 mijë euro.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 640 gr lëndë narkotike, të llojit “Kokainë”,
- një armë zjarri, tip “Zastava”,
- një automjet tip "Pegout-306" me targë: AA523KL,
- 3 aparatë celularë,
- një çantë personale (në pronësi të shtetasit, Ilia Papa).

*Automjeti i sekuestruar
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com