Policia Kufitare intensifikon masat për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike përgjatë gjithë kufirit detar e kufirit jeshil.

Policia Kufitare e Durrësit në bashkëpunim me Delta Forcë kanë kryer patrullime e kontrolle 24 orë në det të mjeteve lundruese nga Kepi i Rodonit deri në Velipojë në grykë derdhjen e Bunës.

Patrullime e kontrolle do të ketë edhe nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Koordinimi do të jetë mes Policisë Kufitare, Delta Forcës, Rojes Bregdetare QOND dhe Guardia di Finanza që vepron në Shqipëri.

Kontrolle do të ketë pranë  ndërtesave të braktisura të zonave të pyllëzura afër vijës bregdetare me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të vendeve ku mund të fshehin lëndën narkotike për ti shpëtuar kontrolleve të policisë.
 
policia shengjin
(Foto nga patrullimi i policisë)
policia shengjin
  (Foto nga patrullimi i policisë)
policia shengjin
 (Foto nga patrullimi i policisë)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com