Me mijëra njerëz dolën në bregdet për të parë mbërritjen e luftanijes më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë nga Britania e Madhe, teksa hynte në port mëngjesin e të mërkures.
 
“HMS Queen Elizabeth”, një aeroplanmbajtëse me kosto prej 3 mld paund, pasi la pas flotilën shoqëruese të saj, u ankorua në Portin e Portsmouthit, ndërsa ishte nisur nga Fife për sprovat detare dy muaj më parë.
 
Ekuipazhi përbëhet nga 700 persona edhe 200 kontraktorë, kishin dalë në kuvertën e aeroplanmbajtëses për të përshëndetur të pranishmit.
 
Për këtë ngjarje jo pak të rëndësishme helikopterët e Marinës Mbretërore dhanë spektakël të cilët u pasuan nga avionët luftarakë “Hawk”.
 
[gallery]23514[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com