Muzeu
BunkArt 2 kërkon një kohë të gjatë të eksplorohet. Disa detaje interesante që mund ta sjellin si në një film periudhën e diktaturës, mund t’i shpëtojnë syrit të vizitorit, si kjo foto e rrallë e spiuneve vullnetarë te policisë se shtetit.
Kjo fotografi origjinale është zbuluar nga kuratorët e e muzeut, me diçiturën përkatëse, ku shkruhet se kanë dalë një grup bashkëpunëtorësh vullnetarë GBV gjatë trajnimit nga operativi i tyre. Ndryshe nga spiunët e sigurimit te shtetit që vepronin fshehtas ata vepronin hapur. Spiunët kanë shenjat dalluese në krah. Janë gjithsej nëntë vetë rreth moshës nga 25 deri në 30 vjeç. Tre prej tyre janë gra.
Në zhargonin e koduar popullor spiunët quheshin në atë kohë fuksa, fjalë që ka mbetur ende në fjalorin e shqipes për të shprehur me përçmim fjalën spiun.
Po si shërbenin spiunët?Spiunet vullnetare shërbenin përmes dërgimit te letrave dhe raportimeve, ndërsa ata te sigurimit te shtetit bënin shërbime me speciale si kjo që prezantohet në instalacionin artistik të këtij muzeu, ku janë dy hyrje dhe në njërën prej tyre ishin aparatet me të cilat ishte pajisur spiuni për të përgjuar fqinjin.
Ja në këtë muze janë disa nga përgjimet konkrete të të burgosurve politikë që përgjoheshin përmes mureve me të ashtuquajturat çimka, aparatet e vegjël të përgjimit.
Interesante janë rezultatet e përgjimeve të vitin 1985 kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Janë përgjuar jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe shtresat më të larta të nomeklaturës komuniste, si dhe diplomatët e huaj. Ka shumë vlerësime negative për Enver Hoxhën, ndërsa paradoksi qëndron tek e përgjuara Fiqerete Shehu, gruaja e ish/kryeministrit të diktaturës. Pas burgosjes nga diktatori ajo ende shpreson se po të ishte gjallë do të kujdesej për djemtë e saj. “Shpresoja se do të rronte 90-vjeç”, ka thënë ajo.
[gallery]20040[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09