Martesa e Brad Pitt dhe Angelina Jolie mesa duket ka pasur probleme që në tetor të vitit të kaluar.

Në pamjet e publikuara gjatë një udhëtimi në Legoland të Windsor, çifti duket shumë i inatosur me njëri-tjetrin duke debatuar në publik përpara mijëra njerëzve.

Aktori 52-vjeçar siç shihet nga fotot, e shtrëngon nga krahu Jolie-n, ku mesa duket i kërkon të qetësohet.

Pranë çiftit në momentin e zënkës ndodhen edhe fëmijët e tyre.

Brad dhe Angelinë u ndanë disa ditë më parë pas 12 vitesh martesë së bashku. 







Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

2/5