Të gjithë janë në pritje të emrit që do të propozojë PS për presidentin e ri. Nga fotot e LSA duket se në mbledhjen e kryesisë së PS, mbërritën me dosje në duar kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrj e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Të tjerë nuk mbajnë asgjë në duar ose vetëm sendet e tyre personale.
Por e gjithë vëmendja është tek dosja e Ramës pasi mund të ketë kandidaturën e tij për presidentin e ri. I pranishëm do të jetë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, që edhe këtë mbledhje ka mbërritur me biçikletë.
Lajmi kryesor:
Socialistët zgjedhin gjeneralin Bajram Begaj si kandidat për presidentin e ri të vendit! Rama: Kryetar shteti që rrezaton mirësinë për Shqipërinë
Ora 17:53
FOTO/ Anëtarët e kryesisë së mbërrijnë në mbledhje me dosje ose duarbosh, vëmendja tek Rama