Tre shqiptarë janë arrestuar në Birmingham të Anglisë, në përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Eduard Karaj 39 vjeç, ilir Hani 44 vjeç dhe Vullnet Karaj 41 vjeç, u gjetën të fshehur në bagazhin e dy makinave të ndryshme, dhe pritet të burgosen me 18 shtator.

Ata po ndihmoheshin të kalonin kufirin nga një 46 vjeçar Lee Anderson, i cili ishte dhe shoferi i njërës makinë, Gillian Barker, 47, shoferi i makinës tjetër dhe Jason Cowley, të cilët u arrestuan.

David Fairclough, drejtor i drejtorisë për hetimin e kriminalitetit tha se kjo bandë u përpoq të transportonte shqiptarët me qëllimin për të mbushur xhepat e tyre.

"Është e qartë se kjo bandë u përpoq të organizonte këto përpjekje kontrabandimi për të rregulluar xhepat e tyre, me pak ose aspak mendime për sigurinë e njerëzve”, tha ai.

shqiptaret ne bagazh
(Shqiptarët e gjetur në bagazhin e makinës nga policia)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com