Pasi e shigjeton prej javësh si buf kënete, Sali Berisha i përgjigjet Edi Ramës me të njëjtën mënyrë. Nga selia blu, Berisha u shfaq me një buf në tavolinë, për të cilin tha se është simbol i mençurisë.
“Kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.
Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf. Injoranca nuk është argument, thotë Latini”, tha Berisha.
![]()
Pavarësisht se institucionet e Bashkimit Evropian vlerësojnë ecurinë e Shqipërisë dhe suksesin në negociata, Sali Berisha thotë se Shqipëria është larg Brukselit. Këtë të premte ai tha se Komisioni i Jashtëm në PE do të mbajë më 8 prill një seancë dëgjimore për zgjedhjet në Shqipëri, të cilën e konsideroi të një vlerë të jashtëzakonshme.
SI.E./Shqiptarja.com“Sigurisht ne nga kjo seancë dhe ky hearing presim dhe jemi të sigurt se PE do qëndrojë fuqishëm për standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri dhe zbatimin e tyre. Por kjo është një ngjarje shumë e veçantë.
Shumë e veçantë si hearing, por po kaq e veçantë për kohën që mbahet. Seanca është ngjarja më madhore që mund t’i kushtohet një çështje nga PE, por këtu është edhe hearing, edhe koha e zgjedhur për hearing.
Është një mbështetje e madhe për votën e lirë. Është një mbështetje shumë e çmuar që shqiptarët të votojnë të lirë.Sigurisht ne informojmë parlamentin për të gjitha zhvillimet antiligjore, për të gjitha shkeljet e tmerrshme madhore që ndodhin këtu me Kodin Zgjedhor, për të gjithë aktivizimin e bandave”, tha Berisha.
Komente

