Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar para disa orësh përfshirjen sipas tij të ushtrisë në fushatën zgjedhore në Diber. Përmes rubrikës tashmë më shumë se qesharake “qytetari dixhital”, edhe këtë herë ai tregoi se nuk e ka për gjë të hedhë baltë mbi këdo dhe gjithçka.
Ai denoncoi përfshirjen e Batalionit Special në fushatën e Dibrës madje duke guxuar të denoncojë dhe komandantin Eklant Dauti. Sikur ish-kryeministri të kishte shqetësim për popullin e tij aq sa pretendon, do ta ndiqte me vëmendje atë çfarë po ndodh në Shëngjin dhe me rrezikun që po vjen prej flakëve të zjarrit.
E nisur nga ky shqetësim do kuptonte që komandanti që Saliu zgjodhi të denoncojë ishte aty në shërbim të komunitetit, duke “luftuar” me flakët që po rrezikojnë jetë njerëzish, siç tregojnë edhe fotot e siguruar nga portali Lexo.al nga aksioni në Shëngjin, nga ku FA dhe FNSH po bëjnë “luftë” për të shuar flakët, e ku mes ushtarëve të tjerë shihet edhe Eklant Dauti, i akuzuari i Berishës për ditën e sotme.
Mesa duket Saliu ngatërron kolonelin me Shefin e tij Dibran të shtabit që u hoq për korrupsion nga ushtria, i cili po bën fushatën e Sherefedin Shehut të tij në Dibër.

(Komandant Eklant Dauti, në vendin ku ka rënë zjarri, në Shëngjin)
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com