Ndërsa edhe sot pritet që termometri të shënojë 40 gradë në hije dhe ku si pasojë e thatësirës së gjatë një pjesë e qytetarëve të Tiranës në zonat e largëta po vuajnë furnizimin jo normal me ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.
Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës paralajmëroi qytetarët të mos abuzojnë me ujin e pijshëm për shkak të thatësirës në vend, por ka edhe nga ata qytetarë të papërgjegjshëm të cilët kanë vijuar të përdorin ujin për ujitjen e tokave dhe produkteve bujqësore.
Ndërkohë grupet e ngritura të Task-Forcës të shpërndara prej dy ditësh në terren kanë konstatuar një numër të madh rastesh abuzive dhe të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke e përdorur ujin për të ujitur tokat dhe të mbjellat bujqësore.
Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri se si qytetarët, kryesisht të zonave periferike, kanë masakruar tubacionin kryesor me lidhje që përdoreshin për ujitje, lavazhe apo për qëllime të tjera.
Gjithashtu mësohet se Grupet e Task-Forces përveç ndërprerjeve të këtyre lidhjeve kanë vendosur gjoba për ata që shpërdorojnë ujin, ndërsa për ata që kanë përbër një vepër penale kane bërë denoncimin dhe shoqërimin e autorëve në polici.
[gallery]22888[/gallery]
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO