FOTO/ Deputeti i PS risjell dasmën e Skënderbeut, i pranishëm dhe stërnipi i heroit kombëtar

FOTO/ Deputeti i PS risjell dasmën e Skënderbeut, i pranishëm dhe stërnipi i heroit kombëtar

Deputeti i PS, Fatmir Velaj, ka vendosur të rikthejë dhe njëherë në vëmendje dasmën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke e quajtur këtë si ëndrrën e tij të vjetër, ligjvënësi njofton se më 22 prill do të organizohet për herë të parë në histori ‘Dasma e Skënderbeut’, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë.

Në një postim në ‘Facebook’, shoqëruar dhe me një foto nga dasma e Skënderbeut me Donikën, deputeti Velaj shkruan në këtë dasmë do të marrin pjesë një delegacion prej 60 vetash ardhur nga Arbëreshët e Italisë, mes të cilëve edhe stërnipi i Skënderbeut.

"FTESË

Në datën 22 prill 2018, ditën e dielë, ora 12:00, në Kështjellën e Kaninës, Deputeti dhe djalini Kanines, Fate Velaj, realizon një ëndrrën e tij të vjetër. Në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike "Kanina", si dhe me Lëvizjen "Foleja Kombëtare Shqiptare" dhe Bashkinë e Vlorës, do të organizohet për herë të parë në histori, "DASMA E SKËNDERBEUT", ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë. Me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg - stërnipi i Gjergj Kastriotit, do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptar si dhe 590 vjetori i lindjes së Donika Gjergj Arianitit në Kaninë. Festimeve do i bashkohen dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare.

Ejani ta kthejmë këtë ditë një festë të përvitshme! Ta kthejmë Kaninën aty ku e ka vendin e saj në histori. Brezat që do vijnë, do na jenë mirënjohës. Mbas festimeve të Kaninës, do të nisemi për te Manastiri i Ardenicës, aty ku Skënderbeu dhe Donika kurorëzuan martesēn e tyre në kishë"

Fatmir Velaj, deputet i PS


(Postimi i deputetit Fate Velaj)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja