Vau i Dejës/ Inskenohet dasma e Skënderbeut në kishën e Shën Mërisë! Eventi me angazhimin e shqiptarëve në Austri

Në kishën e Shën Mërisë, në Denjë të Vaut Dejës, është rikthyer për herë të parë me personazhe të gjallë e dasmës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Për personazhet kjo ditë është e rëndësishme dhe mban një mesazh të veçantë.

Kjo iniciativë mori jetë disa muaj më parë, në Austri falë angazhimit edhe të komunitetit shqiptar atje.

Dom Nik Ukgjini, vlerësoi rikthimin e kësaj ngjarje e cila mbart vlera të rëndësishme për kombin shqiptar.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli deklaroi se ky event synon ti rikthejë edhe promovimit të resurseve që ka kjo zonë.

Kisha Shën Mërisë është ndërtuar në rrëzë të malit të Dejës ku ndodhen rrënojat e qytezës dhe fortesës mesjetare të Danjës. Për herë të parë kisha përmendet si qendër peshkopale në vitin 361. Në këtë Kishë thuhet se ka vënë kurorë Skënderbeu dhe në afërsi të saj ekziston varri i Lekë Zaharisë.

Kisha Lindja e Zojës është një ndër kishat më të vjetra në Shqipëri që i ka rezistuar shkatërrimeve ndër shekuj derisa regjimi komunist e shembi plotësisht në vitin 1969.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 17/07/2024 19:16

    pyesni poetet austriak perse disa prej tyre flasin me aq percmim per fiset Ilire, si p.sh Maria Rielke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale