FOTO/Deputetja Halimi kësaj radhe e
ka ekzagjeruar, tyli që vesh në Kuvend

FOTO/Deputetja Halimi kësaj radhe e<br />ka ekzagjeruar, tyli që vesh në Kuvend
Jemi mësuar që jo rrallë herë të shikojmë tek veshjet e deputeteve shqiptare ekzagjerime nga më të ndryshmet. Por kësaj radhe, veshja e deputetes së Partisë Demokratike Arbjola Halimit, kalon çdo parashikim.

Halimi është shfaqur duke dalë nga salla e Kuvendit me një fund me tyl transparent, i ‘’denjë’’ për një mbrëmje festive. Deputetja e PD-së ka kombinuar fundin tyl me një xhaketë të zezë, ku bien në sy detajet e verdha në pjesën e parme të saj dhe në pjesën e xhepave.

Sigurisht që e ‘’gjithë’’ kjo veshje, është shoqëruar me një palë këpucë me taka të larta, për të qënë plotësisht e kompletuar. Por nuk mbaron me kaq. Sigurisht që kësaj ‘’sfilate mode’’, nuk kanë mundur të mos i bashkohen edhe deputetet e tjera të Kuvendit, ku në sy bie e kuqja e zjarrtë e Mesila Dodës, çorapet me ''tatuazh'' të Majlinda Bregut.

Nuk e dihet nëse deputetet e Kuvendit të Shqipërisë kanë një axhendë të përcaktuar se ku shkojnë gjatë ditës, pasi veshje të tilla pa dyshim që nuk janë të përshtatshme për në Parlament. 

[gallery]20787[/gallery]


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij