Foto dhe video ekskluzive në ’Pa Gjurmë’ për të humburin fierak/ Verifikimi live për të zhdukurin Gramoz Lulaj

Pasditen e kësaj të premte emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv për afro 60 minuta trajtoi historinë e 48-vjecarit nga fshati Varibop i Fierit duke u lidhur drejtpërdrejt me dëshmitarë të ndryshëm. Pista e parë e kërkimit ishte në shtetin grek, ku Lulaj ka jetuar prej shume vitesh. Emigranti Krenar Shaha i vuri në dispozicion familjes nje video të një shqiptari endacak në Athinë, me dyshimin se ishte Gramoz Lulaj.

Une shikoj cdo ditë një shqiptar që endet rrugëve në periferi të Athinës. Ai është në një gjendje të mjerueshme dhe e ndihmojmë me ndonjë ushqim. Kam folur disa herë dhe të dhënat që më jep nuk korospondojnë me Gramoz Lulaj, por unë dyshoj së është ai, pasi ka shumë ngjashmëri

Gazetarja Odeta Dume publikoi videon, ndërsa në një lidhje paralele ishte bashkëshortja dhe vëllai i të humburit, të cilët pasi e panë disa herë videon treguan se nuk ishte Gramoz Lulaj. Maratona e kërkimeve vazhdoi me një tjetër pistë në Shqipëri, konkretisht në Gjirokastër. Shumë qytetarë tregonin për një zotëri që ishte parë kohët e fundit në këtë qytet dhe kishte probleme me shëndetin e tij mendor. Një zonjë po nga qyteti i gurtë nuk hezitoi por realizoi disa foto të personit në fjalë dhe i nisi në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, të cilat u publikuan në kohë reale.

Po i shikoj fotot, por nuk di cfarë të them. Nuke dalloj dot qartë, pasi fotoja është shkrepur nga larg dhe ka mjekër. Nga fizionomia nuk me duket si vëllai im”- u shpreh Jetnor Lulaj, vëllai i të humburit.

Ndoshta unë dyshoj se mund të jetë bashkëshorti. Kanë kaluar shumë vite dhe normalisht ka ndryshuar pamja e tij. Por dua të jap një detaj, Gramozi dhëmbët e përparme i ka të thyer. Do zoti e gjejmë”- foli bashkëshortja e 48-vjecarit.

Pista e tretë ishte ajo e qytetit të Beratit, ku dyshohet se ndodhet babai i dy vajzave. Në një lidhje telefonike dëshmitari u shpreh:

Në datën 27 dhjetor të vitit të kaluar jam i sigurtë që e kam parë në zonën e uznovës. Madje kur komunikova e kuptova qe kishte probleme me shëndetin e tij mendor. E pyeta se nga cili vend ishte dhe me tregoi se ishte nga fshatrat e Fierit. Dukej nga veshja që flinte rrugëve dhe më tha se do shkoj në qytetin e Policanit për punë. Mua më erdhi keq dhe shkova tek një dyqan për ti blerë dicka për të ngrënë, kur u ktheva ai ishte larguar

Po kush është Gramoz Lulaj dhe si humbi kontaktet me familjen?

Gramoz Lulaj emigroi prej shume vitesh ne Greqi, aty ku u pajis me dokumenta të rregullta, deri në vitin 2004, vit në të cilin shfaqi shenjat e para të depresionit. Me rikthimin e tij në Shqipëri, familjarët e dërguan disa herë në spitalin Psikiatrik të Vlorës, ku me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore u përmirësua. Në atë përiudhë, u njoh me Anilën me të cilën u martu në vitin 2007. Ajo kishte dijeni për gjendjen shëndetësore të Gramozit dhe ishte mbështetësja e tij më besnike. Cifti solli në jetë dy vajza. Me 18 korrik 2013 Gramozi u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më.

Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në 2 numrat

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen