Hong Hong është thuajse 4 muajsh, jeton në Kinë dhe ka 31 gishta.

15 gishta në të dyja duart dhe 16 në të dyja këmbëve.

Djali u lind në janar në Pingjiang County, në provincën Hunan. Doktorët e diagnostikuan me “polydactylism”, një anomali që ndodh te njerëzit, qentë dhe macet, duke u dhënë atyre gishta shtesë në duar dhe këmbë.

Ku ç’rregullim është zakonisht i trashëgueshëm.

Nëna e djalit është e prekur gjithashtu nga “polydactylism”, dhe ka gjashtë gishta në duart dhe këmbët e saj.

Aktualisht, djali është shumë i vogël për t’iu nënshtruar një operacioni, tha babai i foshnjës, Zou Chenglin, për CNN. Operacioni mund të kushtojë më shumë që 200.000 yuan kinezë (rreth 30,000 $), tha babai i djalit.

Çifti u drejtua në internet për ndihmë, dhe deri më tani ata kanë mbledhur se 40,000 yuan (më shumë se $ 6.000) përmes donacioneve online. Por, ata kanë vendosur të ndalojnë kërkimin e ndihmave për shkat të komenteve të ndryshme rreth mbledhjes së parave online, citohet babai.

femija me 31 gishta

femija me 31 gishta

Redksia Online
(m.b/shqiptarja.com)