Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një fotografi me të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë guxuar të sfidojnë 142 konkurrentë të tjerë nga e gjithë bota për Garën Ndërkombëtare të NASA-s për krijimin e Aplikacionit të Hapësirës 2017.
 
Në postimin e tij në Facebook, Veliaj shkruan “Hej, skuadra jonë fantastike e Tiranës ka nevojë për ndihmën tonë  JU LUTEM, votoni për skuadrën që konkuron në Garën Ndërkombëtare të NASA🚀 për aplikacionin e hapësirës 2017 duke klikuar këtu
 
Përmes aplikacionit “Blue Odyssey”, të rinjtë shqiptarë kanë krijuar një mjet të realitetit virtual që i mundëson çdokujt të shohë në 3D pamjet e përtej qiellit, duke përdorur satelitët e NASA.

veliaj
veliaj
(Veliaj me të rinjtë)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)