Foto hit e rrjeteve sociale,si duket
sot vogëlushi që i shpëtoi jetën babait

Foto hit e rrjeteve sociale,si duket<br />sot vogëlushi që i shpëtoi jetën babait
Janë të paktë përdoruesit e rrjeteve sociale që s’e kanë parë vogëlushin e nervozuar në plazh. Qindra meme në gjuhë të ndryshme të botës janë krijuar me këtë imazh, po shumë pak njerëz janë në dijeni të historisë që fshihet pas fotografisë.

Fotografia virale e 10-vjeçarit Sammy Griner nga Jacksonville, Florida është shkrepur gjatë pushimeve të familjes ndërsa ka shpëtuar edhe jetën e babait të tij.
 
Kur Laney, nëna e Sammy fotografoi në rërë vogëlushin nuk e mendoi kurrë se foshnja 11 muajshe do të bëhej sensacion në internet.
 
Mimika e fytyrës së vogëlushit në fotografi ishte e atillë sepse ai aksidentalisht kishte ngrënë pak rërë dhe sigurisht shija që i ka lënë do të ishte aspak e mirë.

[gallery]20079[/gallery]
(Kiko për foto të tjera) FOTO

foto
Foto të tjera

Në vitin 2006, babai i Sammy vuajti nga një sëmundje e veshkave dhe kishte nevojë për transplanto. Familja kërkoi të ardhura nëpërmjet një faqeje në internet dhe përdoruesit sapo zbuluan se bëhej fjalë për babanë e vogëlushit në mënyrë të menjëhershme grumbulluan 100.000 dollarë.

Operacioni përfundoi me sukses, vogëlushi i njohur në të gjithë botën shpëtoi jetën e babait.
 
10-vjeçari është i lumtur që fama e tij shërbeu për një kauzë të mirë, megjithatë ai shprehet se nuk do të që të bëhet sërish viral në rrjete sociale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)