Foto ikonike/Futbollisti i mbuluar nga
balta, imazhet që vijnë nga Kosova

Foto ikonike/Futbollisti i mbuluar nga<br />balta, imazhet që vijnë nga Kosova
Infrastruktura sportive në Kosovë lë për të dëshiruar. Sidomos në stinën e vjeshtës dhe atë të dimrit, fushat mbulohen nga balta.
 
Kjo është një prej fotove më ikonike që tregon gjendjen e mjerueshme të terreneve sportive. Një futbollist i ekipeve të moshave të Superligës së Kosovës duket krejtësisht i mbuluar nga balta, teksa del nga fusha, e cila vetëm e blertë që nuk është, por një lloc i vërtetë.

futbollisti
(Futbollisti del nga fusha i mbuluar nga balta)

Publikimi i kësaj foto ka sjellë reagime të shumta të medias dhe opinionit publik në Kosovë, ku nuk mungojnë edhe akuzat në adresë të Federatës së Futbollit.
 
Edhe klubet e Superligës kanë ankesa të mëdha ndaj infrastrukturës së dobët, e cila sipas tyre po ua pamundëson të luajnë normalisht në përpjekje për të rritur cilësinë futbollistike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima