Personi me bluze të kaltër që shihni në foto, momentalisht i pa identifikuar me emër është njeriu që qëlloi i parë me gurë drejt godinës së Kryeministrisë. Ky person, i cili nuk dihet se nga cili qytet ka mbëritur në Tiranë, mund të cilësohet si njeriu i parë që filloi të shkulë tulla dhe të qëllojë me to.
Pas tij, mësynë dhe protestues të tjerë të PD, duke hequr tulla dhe qëlluar me to drejt godinës së kryeministrisë. Gazetari Elton Qyno i “Shqiptarja.com” ka qënë shumë pranë tij, kur ky person është ulur në bulevard dhe ka filluar të heqë tullat, dhe prej këtej qëlloheshe me to në kryeministri.
Teksa gazetari shkrepi dy fotografi, për një moment, protestuesit ia kanë marrë telefonin duke ia kthyer sërish, me premtimin se do i fshinte.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com