Zbardhet identiteti i viktimës së aksidentit të shkaktuar nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi.
 
Viktima është Seit Sorra, 54 vjeç, banues në Kashar.
 
54-vjeçari u përplas nga mjeti tip “Mercedes Benz” që drejtonte deputeti Rakipi në autostradën Durrës-Tiranë.
 
Shqiptarja.com ka siguruar edhe foton e viktimës i cili mësohet se ishte tregtar.
 foto viktima
​(54-vjeçari i cili u përplas për vdekje nga deputeti i PDIU)

Dyshohet se 54 vjeçari kishte zbritur nga një furgon kur është përplasur nga makina e deputetit. Deputeti Rakipi u vetëdorëzua në polici 10 minuta pas ngjarjes.
 
Hetimet i kanë kaluar Prokurorisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com