Pas një peticioni që është nënshkruar nga 1 milionë njerëz ariu  Pizza nuk do të jetë më në qendrën tregtare në Kinë.
 
Ariu i trishtuar qëndronte i mbyllur në qendrën tregtare në mënyrë që njerëzit të mund të bënin selfie me të.
 
Hapi që do të ndërmerret nuk është ende liri e plotë për ariun por ai tashmë nuk do të qëndrojë në qendrën që e mbante mbi baza ligjore të paligjshme.
 
“Kafshët, duke përfshirë dhelprën Arktikut, ujkun dhe lopën e detit mbahen në dhoma të vogla që nuk kanë as dritare për ajrosje”, shkruhej në letrën e mbrojtësve të kafshëve.
 
Më në fund Pizza do të dalë të shijojë diellin dhe do të kënaqë veten, sepse mjaft fotografi ka zbukuruar i mbyllur në “kafaz”.

[gallery]19641[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com