Lumi i Gashit në Tropojë po kthehet dita ditës në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj të apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë.
Lumi i Gashit u shpall si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” në vitin 1996 dhe prej vitit 2017 pjesë e rrjetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, konsiderohet një mrekulli natyrore.
Me një sipërfaqe prej 3 mijë hektarë, Lumi i Gashit shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në verilindje me Kosovën.
"Për turistët e shumtë që vizitojnë Valbonën ka terrene dhe atraksione të reja ende për t’u eksploruar' shkruan Rama ndërsa shpërndan foto nga kjo zonë.