Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë speciale. Ylli shqiptar i Lille pranoi një fanellë të Real Madridit nga sulmuesi Kylian Mbappe. Një fanellë e bardhë me numrin 9 dhe e nënshkruar nga ylli francez, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që shkoi nga Paris Saint Germain.
“Faleminderit miku im, Kylian Mbappe”, shkroi sulmuesi shqiptar në “Instastory”. Të dy u përballën pak javë më parë në fushë, aty ku Lille mposhti 1-0 Realin e Madridit dhe Zhegrova u shpall "Njeriu i Ndeshjes" nga UEFA.