Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mëngjesin e kësaj të diele një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e lloji kanabis. 

Droga u gjet në bagazhin e një mjeti tip BMW me targa A23 E 505, ndërsa policia ka prangosur dy transportuesit, Petro Ngucaj, 38 vjeç dhe Çelo Çelo, 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Kanabisi u konstatua gjatë një kontrolli të ushtruar në automjet, në vendin e quajtur "Ura e Viroit".

[gallery]22714[/gallery]

Siç duket edhe nga fotot, bagazhi i automjetit tip BMW ka qenë i ngarkuar plot me lëndë narkotike e cila ishte duke u trafikuar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com