Midis Enver Hoxhës dhe Sulltan Muradit V ka një ngjashmëri fizike të habitshme që mund të shihet edhe në këto fotografi. Nga vjen kjo ngjashmëri, kur është e sigurt se nuk ka asnjë mundësi që Muradi V të jetë babai biologjik i Enver Hoxhës, pasi Muradi V ka vdekur në 1904, katër vite para se të lindte Enver Hoxha? Por lidhja mes Enver Hoxhës dhe Muradit V vjen nga Bimbash Halil Musa Beu, komandanti i Xhandarmërisë së Gjirokastrës.

I njohur zyrtarisht si boshnjak, Halil Musa Beu, përfolej si djali ilegal i Muradit V. Enver Hoxha, i cili nga ana e tij përfolej si djali ilegal i Bimbash Halil Musa Beut zhduku çdo fotografi të babait të tij biologjik, jo vetëm ato që gjendeshin në Shqipëri, por edhe ato që gjendeshin në Stamboll. Njerëz të paguar nga Enver Hoxha e kanë bërë këtë gjë në vitet gjashtëdhjetë, në Turqi.

Muradi V qëndroi për vetëm tre muaj në fronin sulltanor, që nga 30 maji deri në 30 gusht 1876. Ai ishte i biri i Sulltan Abdylmecidit I dhe i një nëne gjeorgjiane, nga Mingrelia, vendlindja e Berias, shefit të frikshëm të policisë sekrete sovjetike. Kjo mund të ketë qenë arsyeja që Enver Hoxha ka pasur mbështetjen e posaçme të Berias, por edhe të Stalinit në luftën për pushtet brenda udhëheqjes komuniste shqiptare. 

Pas rënies nga froni të Muradit V në fronin sulltanor u ul vëllai i tij Abdyl Hamidi I, i cili qëndroi në fron 33 vite deri në 1909. Muradi V, edhe pas rënies nga froni, vazhdoi të mbante statusin e princit, bashkë me privilegjet përkatëse. Muradi V kishte lindur në 1840. Që në moshë të re ai u shqua për aventura erotike. Ai u martua nëntë herë gjatë jetës së tij. Për herë të parë u martua në moshën 16 vjeç. Shumicën e martesave i bëri pas rënies nga froni sulltanor kur u martua pesë herë.

Muradi V ishte sulltani i fundit otoman me këtë emër që ka një lidhje të posaçme me kombin shqiptar. Muradi I u vra në Fushë-Kosovë në 1389, duke iu lënë si dhuratë të keqe shqiptarëve mitin e rremë historik serb për Kosovën. Muradi II vdiq gjatë rrethimit të Krujës, në 1450. Muradi V na la si dhuratë Enver Hoxhën.
Në albumin bashkëngjitur këtij shkrimi gjenden tre fotografi të Muradit V dhe tre fotografi të Enver Hoxhës. Meqënëse Muradi V mbante mustaqe, është përzgjedhur edhe një fotografi e Enver Hoxhës ku ai ka mustaqe. 
FOTO
enver hoxha
 FOTO
sulltan murad
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)