Foto/ Mesazhi i aktores për burrin:
Sëmundja na ka bërë më të fortë

Foto/ Mesazhi i aktores për burrin:<br />Sëmundja na ka bërë më të fortë
“E dua çdo ditë partnerin tim, sfida e vërtetë është që çfarë imazhi të zgjedh për ta transmetuar këtë dashuri tek të gjithë ju. I dua fotot e martesës sonë, imazhet që i kam akoma me flokë, qerpikë dhe vetulla.
 
Por, fotot e mia të preferuara janë tani, tani është sfida. Është sfidë të duash, të përballosh sëmundjen dhe një të ardhme të pasigurt. Është e vështirë që të ndihesh seksi dhe e bukur, kur je duke bërë kimioterapi. Megjithatë, ne jemi më të fortë. E dashurojmë njëri-tjetrin më shumë se më parë”
.


 
Ky është mesazhi që aktorja Shannen Doherty,  pjesë e “Brenda” e “Beverly Hills 90210”, gjatë betejës kundër kancerit të gjirit ka ndarë me lexuesit në rrjetet sociale.
 
Kësaj here e ka bërë për të treguar dashurinë, që e lidh atë me bashkëshortin e saj, Kurt Iswarienko-n. Ndërkohë, fotografitë në Instagram tregojnë se flokët e aktores kanë filluar të rriten sërish. Aktorja Shannen Doherty rrëfeu për sëmundjen vetëm në korrik të këtij viti, por ajo e vuan qysh prej vitit 2015.









Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur