Foto nga lart/ Dështimi i dytë i Belind Këlliçit si drejtues qarku! Nuk mbledh dot më shumë se një grusht militantësh para bashkisë së Tiranës

Foto nga lart/ Dështimi i dytë i Belind Këlliçit si drejtues qarku! Nuk mbledh dot më shumë se një grusht militantësh para bashkisë së Tiranës

1726223083_1726223027dron.jpg

Ishin një grusht edhe sot militantët e PD-së që mbështetën protetën e opozitës para bashkisë së Tiranës.

Militantët që i përgjigjen thirrjeve të Berishës nga penxherja e katit të 8-të e apartamentit të tij sa vijnë e pakësohen. Po kështu dhe Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Tiranën  dështoi sërish dukshëm në përpjekjet e tij për të mobilizuar mbështetësit e PD-së para bashkisë për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakuat Erjon Veliaj dhe lirimin e Sali Berishës.

Ky është dështimi i dytë brenda pak ditësh i Këllicit i cili arriti të grumbullonte një numër të ulët dhe larg pritshmërive të PD-së edhe para SPAK më 11 shtator kur do i komunikohej akuza Sali Berishës. 

Pjesëmarrësit në protestë janë ata pak, të përhershmit, e nuk mungon Sali Lusha, ish truproja e Sali Berishës kur ka qenë president. 


Lajmi kryesor:

FOTO/ Një grusht militantësh të PD shkaktojnë kaos në Tiranë, bllokojnë rrugën


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë