Këngëtarja Nicole Scherzinger është fotografuar duke shkëmbyer puthje me futbollistin me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami.

Çifti është fotografuar në Mykonos ku këngëtarja është duke shijuar pushimet e saj. 

Vetëm pak ditë më prë ajo është fotografuar me aktorin Blerim Destani, i cili gjithashtu gjendet në Mykonos për pushime, ndërkohë që këngëtarja ka festuar edhe ditëlindjen e saj.

Mesa duket Scherzinger e ka hedhur pas njëherë e mirë historinë me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Pajtim Kasami është aktualisht futbollist me skuadrën angleze të Fulhamit, ai është me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi zvicerane.


kasami


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)