Një masë gjigante akulli është shkëputur nga Antarktida duke krijuar kështu ajsbergun më të madh të parë ndonjëherë.

A68, kështu është quajtur nga ekspertët ajsbergu, ka përmbushur fazën e shkëputjes nga gadishulli në ekstremin jugorë të Tokës, brenda 30 ditëve të fundit, kur janë shkëputur 13 km e fundit nga masa.

Procesi i shkëputjes kishte kohë që kishte nisur, dhe ishte në monitorim të vazhdueshëm nga shkencëtarët.

Lajmi është bërë i ditur nga kërkuesit e Universitetit anglez Swansea, të cilët kishin që në 2014 që e monitoronin këtë fenomen.

“Ishulli” i akullit peshon rreth një milion ton, dhe ka një sipërfaqe thuajse 6 mijë kilometra katrorë.

Adrian Luckman, kërkues në Universitetin Swansea, ka siguruar se së bashku me skuadrën e tij do të ndjekin minutë pas minute zhvillet në lidhje me ajsbergun.

ajsbergu
  Foto nga masa e akullit në Antarktidë para shkëputjes

antarktida
 Në foto procesi i shkëputjes së akullit brenda 30 ditëve

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com