FOTO/Pamjet e parkimit të parë
publik nëntokësor në Tiranë

Tirana do të ketë për pak ditë parkingun e parë publik nëntokësor.
 
Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit edhe detajeve më të vogla, parkingut te ish-Stacioni i Trenit në Bulevardin e Ri dhe që do ketë një kapacitet akomodimi prej 310 makinash.

Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar disa foto nga parkimi nëntokësor, ndërsa shprehet se punimet janë drejt fundit.
 
[gallery]22000[/gallery]
“Edhe pak ditë punë për parkimin gjigant nëntokësor tek Bulevardi i Ri. Zgjidhje për gjithë zonën e trenit.
 
Punë për një Tiranë moderne!”,
shkruan Veliaj.
 
Ky është parkim nëntokësor, me dy kate, me kapacitet 310 vende dhe për herë të parë do të ketë pikë të karikimit të makinave elektronike.
 
Ndërkohë që paralelisht me të po vijojnë punimet edhe për përfundimin 400 metrave të para të Bulevardit të Ri.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit