Foto/ Pas luftës në Vietnam, katër
veteranët ‘rikthehen’ pas në kohë

Foto/ Pas luftës në Vietnam, katër<br />veteranët ‘rikthehen’ pas në kohë
Për një ditë, ata u kthyen edhe njëherë si më parë, para se lufta të ndryshonte përgjithmonë jetën e tyre.

Katër ish-marinsa, të cilët luftuan në Vietnam, sot në të shtatëdhjetat e tyre, kanë vendosur të riprodhojnë edhe njëherë fotografinë, ku ishin ende të lumtur dhe pa barrën e kujtimeve të luftës.

Fotografia e parë daton në majin e vitit 1966, e shkrepur buzë oqeanit në Kaliforni.

Atëherë, ata ishin 19-21 vjeç dhe pak vite më pas do të niseshin për në Vietnam.

50 vjet më vonë, të katërt vendosën të rikujtojnë atë moment, të shpenguar dhe të lumtur, me të në njëjtën pozë identike, në të njëjtin plazh.

“Është një fotografi që të bën të qeshësh, por që ka një domethënie të madhe për ne”, tha Bob DeVenezia, i lumtur që takoi sërish miqtë e tij, Dennis Puleo, Tom Hanks dhe Bob Falk.

marinsat

marinsat

marinsat
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja) 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë