Kjo është një pemë e thjeshtë Krishtlindjesh, por përçuese e mesazheve të mëdha. E zbukuruar me fjongo, topa e copëza letrash, të gjitha ngjyrë portokalli, kjo pemë përçon mesazhe që i dedikohen luftës kundër dhunës ndaj grave.
Duke filluar nga 1 dhjetori, "Pema Portokalli" e vendosur ne oborrin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë fton të gjithë qytetarët që të lënë mbi të një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

I pari që vendosi mbi të një mesazh për dhunën ndaj grave ishte vetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj së bashku me stafin e tij. Pema “ Portokalli” do të qëndrojë gjatë gjithë dhjetorit duke kontribuar në atmosferën festive të Kryeqytetit, me dritat, mesazhet e ngjyrat si dhe duke frymëzuar qytetarët me mesazhe positive kundra dhunës.

Ky projekt, ka si qëllim inkurajimin dhe stimulimin e mesazheve positive, të vendosura mbi një pemë Krishtlindjesh. Pema “ Portokalli, është një bashkëpunim i Qendrës Kombëtare për Shërbime Komunitare (National Center for Community Services) dhe MMSR-së.

Redaksia Online
(xh.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

mesazhe kundër dhunës së grave">