TIRANE - Një aksident rrugor me pasojë përmbysjen e një kamioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Televizioni A1 Report sjell foton e kamionit të përmbysur në këtë aks rrugor, ku si pasojë nuk raportohen persona të lënduar.
Megjithatë përmbysja e kamionit ka shkaktuar problematika në qarkullim, duke krijuar edhe radhë të gjata të trafikut në autostradë.
Deri më tani mbeten ende të paqarta arsyet e aksidentit rrugor, ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për kthimin në normalitet të qarkullimit rrugor si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com