Edhe pse konsiderohen si modelet më të shtrenjta në treg si "Benz C-Class" dhe "ML", modele të fundit, tashmë nuk do t'i shohim më në rrugë vetëm në përdorim nga qytetarët, por edhe nga Policia e Shtetit. Report Tv ka mësuar se automjetet janë dhuratë për Policinë Shqiptare nga shoqëria gazsjellëse TAP. Një prej automjeteve mban kodin "007" të stampuar, duke imituar personazhin e famshëm të filmit "Agjenti 007", James Bond.
(Automjete luksoze dhuratë për Policinë)
Makinat kanë qenë në përdorim nga administrata e TAP dhe tashmë kur punimet për ndërtimin e rrjetit gazsjellës në Shqipëri janë drejt fundit, automjetet i janë dhuruar uniformave blu. Kujtojmë që këto automjete konsiderohen edhe ndër më të shpejtat, e cila është një garanci për uniformat blu në përballjen me krimin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com