Foto+ Profil/ Ja kush janë
ministrat teknikë

Partia Demokratike ka propozuar pasditen e sotme emrat e ministrave teknikë që priten të votohen ditën e nesërme në Kuvend.

Emrat e ministrave do të dekretohen nga Presidenti dhe priten të votohen nesër në seancën e jashtëzakonshme parlamentare. Ja kush janë ministrat teknikë.
 
Dritan Demiraj, Ministër i Brendshëm
Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
 
Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.
 
Ai është liruar nga Ushtria rreth 3 vite më parë, pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pas një mase disiplinore në ngarkim të tij për cenim të Sigurisë Kombëtare. 

Demiraj u akuzua nga Ministria e Mbrojtjes udhëtoi disa herë jashtë vendit pa autorizimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë.

Ndaj tij u regjistrua edhe një procedim penal, por çështja u mbyll nga Prokuroria.  

CV Dritan Demiraj
dritan demiraj
(Ministër i Brendshëm Dritan Demiraj)
 
Ledina Mandia, Zv Kryeministre
Ish- avokatja e shtetit ne kohen e PD-se, shkodrania Ledina Mandia do të zëvendësojë Niko Peleshin në postin e zëvendës kryeminsitrit. Ajo ka qenë dëshmitare në Komisionin hetimor CEZ duke mbrojtur pozicionet te ish qeverise Berisha. Ajo eshte këshilltare juridike e presidentit Bujar Nishani.

CV Ledina Mandia

ledina mandia
(Ledina Mandia)
 
Helga Vukaj, Ministre e Financave  
Drejtor i Përgjithshëm, KLSH Lindur ne 1978. Diplomuar në Jurisprudencë(2000). Doktor i Shkencave Juridike. 10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor
Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca (pronat e paluajtshme)
Ka botuar kerkime shkencore si bashkeautore me Argita Berishen.Ajo ka qene edhe zv drejtoresha te Agjencise te Kthimi e kompensimit te Pronave ne kohen e PD-se dhe e akuzuar nga media si ''vartese'' e drejtperdrejt e Shkelzen Berisha.

CV Helga Vukaj
helga vukaj
(Ministre e Financave  Helga Vukaj)

 
Arben Beqiri, Ministër i Shëndësisë 
Profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë Tiranë
2013 Zëvendës Rektor, Universiteti Mjekësisë Tiranë
1993-deri tani Kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
1993-deri tani Pedagog në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë.

CV Arben Beqiri

Arben Beqiri
(Arben Beqiri)

Xhuljeta Kërtusha, Ministre i Mirëqenies Sociale 

Xhuljeta Kërtusha ka qenë punonjëse e KESH 2004-2010,dhe aktiviste në shoqërinë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave. ​Me origjinë nga Durrësi, Kërtusha ka qenë pjesë e strukturave të Forumit Rinor të PD-së, dega Durrës dhe anetare e Keshilit Kombetar te Partise Demokratike. Aktualish punon me nje firme private qe operon ne fushen e koncesioneve te hidrocentraleve.

CV Xhuljeta Kertusha

xhuljeta
(Xhuljeta Kërtusha)

Mirela Karabina, Ministre e Arsimit dhe Sportit 
Mirela Karabino është aktualisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Sociale. Ajo eshte gruaja e ish ambasadori shqiptare ne Bulgari ne kohen e PD-se,Petrit Karabina, dhe nja nga pjesemmareset aktive ne protesta e cadres.

CV Mirela Karabina

mirela karabina ne cadra ok
(Mirela Karabina, Ministre e Arsimit dhe Sportit, e fotografuar gjatë një fjalimi në çadrën e PD)

Gazmend Bardhi, Ministri i Drejtësisë
Ekspert ligjior i Partisë Demokratike dhe Këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ka qenë anëtar i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe hartues i projektligjit per dekriminalizimin.



CV Gazmend Bardhi

gazmend bardhi
(Gazmend Bardhi, Ministri i Drejtësisë)

emrat e ministrave


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen