Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë për Samitin e Ballkanit, por nga mijëra kilometra larg vëmendjen e ka tek punët në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të urës veneciane pranë Bratajt, në luginën e Lumit të Vlorës. Pjesë e projektit të ndërtimit të rrugës së re është dhe restaurimi i kësaj ure të bukur, si edhe krijimi i një vendpushimi panoramik pranë saj, për turistët e shumtë që parashikojmë ta përshkojnë atë zonë të pazbuluar të Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.}
Kaq ka mjaftuar dhe shumë miq në rrjetin social e falenderojnë për vëmendjen ndaj veprave të kulturës, kurse të tjerë i shprehin shqetësimin për rrugët e amortizuara në zona të ndryshme rurale.
Report Tv e Shqiptarja.com shqetësim për Urën e Brataj
Ura e Bratit, objekti 6-shekullor, i shpallur monument kulture është lënë në mëshirë të fatit. Ajo është një nga monumentet e rralla në llojin e vetë, pasi është e tipit venecian dhe e ndërtuar nga specialistë të Republikës së Venedikut.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin e kanë përcjellë dhe më parë shqetësimin e banorëve për Urën e lashtë.
Banorët e fshatit Brataj shprehen se, ka 25 vite që në këtë urë nuk është vënë dorë, sidomos tek muret anësore. Ura e Brataj, ka një gjatësi prej 30 metrash dhe 9 metra lartës, është me dy harqe, më e madhja e të cilave është ajo që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujërave.
E njohur edhe si ura e “Udhës së Shkronjave” ajo edhe sot u vjen në ndihmë mjaft banorëve për të kaluar shtratin e lumit Shushicë. Por dëmtimi nga grryerjet e vazhdueshme të ujit sjell rrezikshmëri si për fëmijët e shkollave ashtu edhe apo banorët e tjerë të zonës, të cilët prej 6 shekujsh vazhdojnë të kalojnë aty.
Ura e Bratit mban numrin 31 në listën e propozuar për t’u shpallur monument kulture në vitin 1948. Ndërkohë që është shpallur objekt i mbrojtur me vendim qeverie të vitit 1995.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO