Këmbëkryq me vezë pranë vetes dhe me pankarata ku shkruhet "1 vezë sot 100 nesër" dhjetra studentë po protestojnë para Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e 8 të arrestuarëve si autorë të incidentit të sotëm ndaj kryeministrit Rama. 

Studentët thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Universitetet Publike dhe se ata kërkojnë medoemos lirimin e aktivistëve pasi sipas tyre janë të pafajshëm.

Lidhur me incidentin ata thonë se nuk ka qënë i planifikuar por ka qënë spontan dhe jo i planifikuar
"Ne e morëm vesh herët në mëngjes se kryeministri do të vinte pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, nuk e kishim planifikuar. Pastaj nuk vret askënd me vezë është thjeshtë një formë proteste"-tha një prej studentëve

Gjithashtu studentët kërcënojnë se do të vazhdojnë të përdorin vezët për të ndaluar këtë ligj dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty der në lirimin e të ndaluarëve.

stud protesta

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)