TIRANË - Pavarësisht apelit për të mos përdorur fishekzjarrë dhe kapsolla, fëmijët nuk i rezistojnë dot shpërthimit të tyre, të konsideruar fatkeqësisht si një lojë për ta.
Në urgjencën e spitalit të Traumës në Tiranë është paraqitur një fëmijë të cilit i kishte shpërthyer kapsolla në dorë. Dëmtimi është i rëndë, por fëmija tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Burime nga spitali thanë për Shqiptarja.com se fëmija ka ardhur në urgjencë gjatë ditës së mërkurë. Në lojë e sipër me disa shokë të tij, diçka nuk ka shkuar mirë dhe kapsolla që ka dashur të hedhë i ka plasur në dorë. Po ashtu mësohet se prindërit e vogëlushit nga Pezë Helmesi jetojnë në Greqi.
Të shumtë janë rastet kur gëzimi i fëmijëve kthyer në një lojë të rrezikshme me fishekzjarrë përfundon në lëndimin e tyre.
Duke i uruar këtij djaloshi shërim të shpejtë, shpresojmë që edhe bashkëmoshatarët e tij të ndërgjegjësohen për të mos i përdorur kapsollët.
Kujdes! PAMJET E RENDA

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com