Ndërtimi i murit në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, ndërtimi i të cilit u urdhërua me një urdhër ekzekutiv të presidentit Trump, ka hasur në kundërshti të shumta, por gjithashtu nuk ka munguar edhe ironia në rrjetet sociale.
Këtë herë ata që kanë “goditur në shenjë” me ironinë e tyre janë tifozët e skuadrës gjermane të Dortmund, të cilët kanë postuar në llogarinë e tyre në Twitter një foto me mbishkrimin “Muri i vetëm në të cilin besojmë”.
Mbishkrimi i fotografisë së postuar në Twitter është frymëzuar nga shprehja e famshme “Muri i verdhë”, me të cilën tifozët e Dortmund i referohen mbrojtjes së skuadrës së tyre.

(Fotografia e postuar nga Tifozët e Dortmund në Twitter)
Muri i i cili pritet të nisë ndërtimin e tij gjatë muajve të ardhshëm është 3200 kilometra i gjatë, duke nisur nga Oqeani Paqësor e deri në gjirin e Meksikës.
Ndërtimi i këtij muri pritet të kushtojë miliarda dollarë dhe ende pa filluar, ka rritur tensionet mes SHBA-së dhe Meksikës, ku gjatë ditës së sotme presidenti meksikan anuloi vizitën e tij në SHBA.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com