TIRANË- Rreth orës 22:15 në rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë, pas një konflikti mes dy personave për shkaqe banale, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Policia raporton se, Ardit Ibro, 32-vjeç ka plagosur me thikë shtetasin A. Z. 30 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të para, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacioni paraprak i Policisë
Tiranë
Plagos me thikë një shtetas, arrestohet në flagranc autori
Më datë 28.08.2017, rreth orës 22:15, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën "Pandi Dardha", Laprakë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 3, të cilët kanë konstatuar shtetasin A. Z., 30 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili është dërgua për në S.Q.U., ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi A. Z., ishte konfliktuar me shtetasin:
- Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3.
Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre.
Nga kqyerja e vendit të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrumi i mjetit prerës thikë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga Nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Thika me të cilën u plagos A. Z.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com