TEPELENE - Aksioni i Inspektoriatit Ndërtiumor Urbanistik Kombëtar në Tepelenë është shtrirë deri në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës, për shembjen e ndërtimeve pa leje. Megjithatë krahas ndërtimeve pa leje, ka edhe nga ata ndërtesa të cilat janë legalizuar brenda në Kalanë e Tepelenës.
Ky fakt është denoncuar nga vetë kryeministri Edi Rama i cili përmes rrjeteve sociale, ka postuar fotografinë e një godinë 1-katëshe, e cila siç thekson Rama ndodhet brenda kalasë.
Krahas kësaj, Rama ka postuar edhe lejen e legalizimit të saj, dhënë në korrik të vitit 2013, duke theksuar, se këto janë objektet e trashëgimisë historike të lëna nga qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike, dhe të legalizuara e hipotekuara po nga opozita aktuale.
“Ja dhe nje objekt i trashegimise historike te PD legalizuar e hipotekuar ne muret e Kalase se Tepelenes korrik2013!” shprehet Kryeministri
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja dhe nje objekt i trashegimise historike te PD legalizuar e hipotekuar ne muret e Kalase se Tepelenes korrik2013! pic.twitter.com/2lPA2h5ESc
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)