Foto/ Ujërat termalë të Bënjës, vizitorë edhe nga Finlanda e largët
uUërat termale të Bënjës dhe kanionet e Langaricës janë bërë të njohura edhe përtej kufirit dhe vizitohen çdo vit nga rreth 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
Ujërat termalë të Bënjës duke u vizituar nga turistë të huaj
Sot, ujërat termalë të Bënjës pritën vizitorë nga Finlanda që u befasuan me natyrën, me burimet e Lengaricës dhe sidomos me ujrat e ngrohta të llixhave. Tashmë, ujërat termale të Bënjës dhe kanionet e Langaricës janë bërë të njohura edhe përtej kufirit dhe vizitohen çdo vit nga rreth 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termalë, vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë stinës së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Gjirokastra, por vitet e fundit ka shumë që vijnë nga gjithë Shqipëria dhe përtej kufijve të saj.
Një pjesë e frekuentuesve qëndrojnë në ngrehina të improvizuara, çadra, auto-kabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta, por edhe në hotelerinë rreth banjave. Të dyja brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore, këto ditë janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që vazhdon t’i rezistojë kohës pa kurrfarë problemi.
Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një llixhë me 40 shtretër, ku nën kontrollin e mjekëve merrnin shërbim pacientë të ndryshëm. Ndërsa sot, rreth zonës janë ngritur disa hotele e restorante që bëjnë të mundur akomodimin e pushuesve që frekuentojnë këto llixha. Finlandezët e zbritur nga brezi i ftohtë i globit, u prezantuan dhe provuan ujërat e ngrohtë mesdhetarë të Përmetit./ata


( Vizitorë nga Finlanda në Ujërat Termale të Bënjës )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Mars, 09:34
A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?
-
Po
59.8%
-
Jo
33.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4285
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump: Nuk ka më vend që tarifat doganore për Kanadanë dhe Meksikën, të shmangen
3 Mars, 22:55
-
Adriatik Doçi: Berisha tallet me demokratët, u thotë se shifra 59 mijë është më e vogël se sa 51 mijë
3 Mars, 22:42
-
Dorëzohet një tjetër kërkesë në KQZ për koalicion zgjedhor, ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Lapaj-Shabani
3 Mars, 22:17
-
Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiçin për mosrealizimin e takimeve
3 Mars, 22:11
-
Spahiu: Trump s’duhet të bisedojë me Vuçiç për Kosovën, pa pjesëmarrjen e Prishtinës dhe BE
3 Mars, 22:11
-
Përplasja Trump-Zelensky/ Eksperti Ledjon Krisafi: Administrata e SHBA mendon se Putin do respektojë marrëveshjet! Meçollari: Rezistenca ukrainase po dobëson Rusinë
3 Mars, 22:04
-
Spahiu: Trump premtoi Amerikën e Madhe, por po lejon Rusinë e Madhe
3 Mars, 22:00
-
Mero Baze: Pse Berishës i duhen më shumë aleatët se 'demokratët'?
3 Mars, 21:45
-
Shqetësime për shëndetin e presidentit Trump, shfaqet duke çaluar në fushën e golfit (VIDEO)
3 Mars, 21:37
-
Trump: Ende nuk kemi diskutuar për pezullimin e ndihmave për Ukrainën
3 Mars, 21:19
-
Dorëzohen në KQZ dy koalicione, Alibeaj e Shehi bashkë në zgjedhjet e 11 majit, Lapaj e Shabani me ‘Nismën Shqipëria Bëhet’! Idrizi mban 'peng' Berishën e PD-në, afati skadon në mesnatë (DOKUMENTET)
3 Mars, 21:18
-
'5 Pyetjet nga Babaramo'/ Spahiu: Nëse pakti Trump-Zelensky nënshkruhet shpejt, mundet që debati ishte teatër diplomatik amerikan
3 Mars, 21:17