Qyteti i Korçës dhe zonat përreth janë veshur nga petku i bardhë i dëborës këtë të mërkurë. 

Reshjet kanë qenë intensive, ndërsa trashësia maksimale arrin deri në 10 cm në fshatin turistik të Dardhës. Në qytet ka gjithashtu prezencë të theksuar të borës e cila arrin 7 cm, por nuk raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve.  

Ndërsa segmenti rrugor në drejtim të fshatit turistik të Dardhës është i mbuluar nga bora dhe akulli çka e bën të domosdoshëm përdorimin e zinxhirëve nga automjetet.  

Në akset e tjera, pavarësisht reshjeve të dendura që prej mëngjesit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht dhe pa probleme.  

Megjithatë, policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes në aksin nacional Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë. 

[gallery]20333[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com