SHKODËR - Në një terren mjaft të vështirë malor forca të shumta policie vijojnë operacionin për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve në Drisht të Shkodrës. Policia e Shkodrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA të cilat kanë mbërritur në mal me helikopterë të policisë janë në aksion për kapjen e 31-vjeçarit Aleksandër (Esat) Dushaj.
Operacioni është i vështirë për shkak të zonës së pyllëzuar ku është futur autori i cili është i armatosur.
Forcat e policisë po përdorin edhe qen gjurmues në ndjekje të autorit.
"Forcat e policisë janë porositur të bëjnë kujdes pasi autori mund të hapë zjarr mbi policinë", - thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë.

Aleksander (Esat) Dushaj autori i vrasjes së dy vëllezërve
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO