“Voto Bujar Fezga e jo kaur”. Është ky mbishkrimi që gjendet në murin mbrojtës të rrugës. Bëhet fjalë për kandidatin e pavarur të Këlcyrës por që gëzon mbështetjen e demokratëve pas çregjistrimit të Gentian Muhametit, kandidatit zyrtar të PD-së i cili rezultoi se ishte arrestuar në Itali për prostitucion dhe drogë.
 
Nuk dihet se cilët janë autorët e këtyre parullave të cilat nxisin urrjtjen fetare. Në Këlcyrë aleanca e majtë kandidatin Klement Ndonin.
 
bujar fezga

Gjatë një takimi elektoral në Konispol kryeministri Edi Rama foli me gjuhë të ashpër ndaj kandidatit të PBDNJ-së i cili sipas tij kërkonte votën e qytetarëve të Konispolit, duke i premtuar se “do t’i shpëtonte nga muslimanët dhe çamët”.  
 
“Të mallkuar qofshin ata që nxisin urrejtjen fetare dhe etnike”, u shpreh në atë takim kryeministri Rama. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)