Një zjarr ka rënë rreth orës 03:00 të mërkurës në një banesë në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm - Kanali i Çukës”, në qytetin e Sarandës.
Zjarrfikësit dhe policia janë ndodhur në vendngjarje duke ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake.
Banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento