NEW YORK- Fotografi Britanik Terry O’Neill ka risjellë së bashku në fokus aktorë dhe muzikantë të vjetër në muret e Gallerisë së Hotelit Morrison në një ekspozitë të re dhe të paparë ndonjëherë në New York.
O’Neill tregon se për të fotografitë kanë një domethënie shumë të madhe pasi e kthejnë pas në të shkuarën dhe ai mund të kujtojë vendin ku është bërë fotoja dhe të përshkruajë gjithçka ka ndodhur sikur të ishte vetëm një ditë më parë.
75-vjeçari e nisi karrierën e tij në moshën 20 vjeçare si vetë-praktikues i artit të fotografimit në linjën Britanike të fluturimeve dhe më pas kaloi në një gazetë në Angli.
Eksperienca e tij e parë zyrtare ishte në gazetë ku ai ishte më i riu ndër të gjithë dhe për fatin e tij të madh si fotograf veteran i është dashur të fotografojë artistë dhe figura historike të rëndësishme nga Winston Churchill, Nelson Mandela, Audrey Hepburn e deri tek artistët e kohëve të fundit si Nicole Kidman, etj.
Për O’Neill fotografia është të përjetësosh një moment në histori. Ai ende përdor filma të aparateve fotografike të mëparshme dhe mendon se aparatet dixhitale po e prishin kuptimin e bërjes së fotografive, sepse sipas tij i kushtojnë më tepër rëndësi kohës për të parë se çfarë kanë fotografuar sesa kapjes së momentit që duhet.
Në 25 fotografitë që do të nxjerrë në ekspozitë O’Neill ka shkrepur momente të veçanta të Elton John Jr, David Bowie dhe dy pjestarët e grupit Sammy Davis Jr dhe Frank Sinastra. Gjithashtu ai ka fotografuar dhe pjestarët e grupit Rolling Stone dhe The Beatles, për të cilët tregon se pak nga fotot që janë bërë kanë arritur të përshkruajnë vertet karakteret e ndryshme të tyre në një foto të përbashkët, ndërsa ai e ka arritur falë profesionalizmit të tij.
Ai shprehet se në ditët e sonte nuk i pëlqen të fotografojë askënd, pasi sipas tij asnjë prej atyre që janë tani në tregun e muzikës nuk bëjnë asgjë të veçantë për të qenë pjesë e historisë.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO